LDK dorëzon listën e kandidatëve për deputetë

Aktuale

LDK dorëzon listën e kandidatëve për deputetë

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 22:46
Florian Dushi nga LDK

Pothuajse dy orë para se të përfundojë afati kohor për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë në KQZ, Lidhja Demokratike e Kosovës ka dorëzuar listën me 110 kandidatë për certifikim.

Florian Dushi nga LDK ka deklaruar para mediave se listës së kandidatëve të LDK-së prej 110 emrave,  i prinë kandidatja e kësaj partie për kryeministre, Vjosa Osmani.

Dushi: Është listë që përmban 110 emra

"Është listë që përmban 110 emra, të cilës i prinë kandidatja për kryeministre, Vjosa Osmani. Besojmë fuqishëm që kjo do të jetë lista e fitores të LDK-së dhe listë e cila do të krijojë dhe mundësojë një qeverisje ndryshe për Kosovën", tha ai.

Dushi tha se shumë shpejt do të publikohet lista e kandidatëve për deputetë, por meqë pritet certifikimi paraprakisht, tha se nuk do i publikojnë aktualisht. I pyetur për fëmijët e Ibrahim Rugovës se pse mungojnë në listë, ai tha se për këtë duhet pyetur ata.

Dushi: LDK ka qenë e hapur për propozime

"Unë besoj që ndoshta do të ishte më mirë t'i pyesni drejtpërdrejtë ata, pse nuk janë pjesë e listës. LDK ka qenë e hapur për propozimet që kanë ardhur nga nivelet më të ulëta të saj, janë trajtuar nga organet kompetente", tha mes tjerash ai.

Dushi mes tjerash ka treguar se a është pjesë e listës, ish-presidenti Fatmir sejdiu.

Dushi: Nuk është as Fatmir Sejdiu

"Jo nuk është as Fatmir Sejdiu, unë besoj që shumë shpejt do ta kemi të qartë, por se ka pasur bisedime edhe me Sejdiun, por që në këtë moment ai nuk ka shprehur interesim që të jetë pjesë e listës", u deklarua ai.

Sipas tij, LDK është partia e parë e cila ka ndërtuar praktikën që të largojë nga partia ata që kanë aktakuza.

Ndryshe, afati kohor për dorëzimin e listave, përfundon sonte në orën 24:00

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat