Qeverisi 10 vjet me Vushtrrinë, Mulaku kandidat nga PDK për deputet në këto zgjedhje

Aktuale

Qeverisi 10 vjet me Vushtrrinë, Mulaku kandidat nga PDK për deputet në këto zgjedhje

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 00:48
Bajram Mulaku

Bajram Mulaku që udhëhoqi me komunën e Vushtrrisë për 10 vite me rradhë duke arritur të fitoi në tri palë zgjedhje para vetës do të ketë edhe një sfidë tjetër.

Mulaku që ishte më i votuari nga PDK në zgjedhjet lokale duket se tani do të jetë edhe në listën e emrave si kandidatë për deputetë nga Vushtrria.

Siç njofton edhe asambleisti nga kjo parti, Kushtrim Hyseni, kjo është bërë pas kërkesë së kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

“Kryetari z.Bajram Mulaku, i cili fitoi zgjedhjet për kryetar tre herë, tani me kërkesë të kryetarit z. Veseli do të jetë kandidat ose më saktë ai do të jetë deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.” shkruan Hyseni në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat