Albin Kurti në Zvicër, bashkëbisedim me politikanin zvicran, Cedric Wermuth

Aktuale

Albin Kurti në Zvicër, bashkëbisedim me politikanin zvicran, Cedric Wermuth

Nga: Bota sot Më: 7 shtator 2019 Në ora: 08:39
Ilustrim

Sot lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti do të takohet me politikanin e njohur zviceran, deputetin i Partisë Socialdemokrate në Parlamentin Nacional, Cedric Wermuth. Kurti do të zhvilloj një bashkëbisedim sot më 7 shtator, në Aarau, Kantoni Aargau të Zvicrës.

Tema e bashkëbisedimit do të jetë: Rëndësia e pjesëmarrjes në proceset demokratike. Bëhet e ditur se me këtë rast të interesuarit mund të bëjnë regjistrimin e tyre për të marrë pjesë në zgjedhje.

Aktiviteti mbahet me fillim në orën 19.30, në Aeschbachëeg 6, 5000, Aarau./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat