Glauk Konjufca tregon arsyen pse nuk u përfshi Xhavit Drenori në listën për deputet

Aktuale

Glauk Konjufca tregon arsyen pse nuk u përfshi Xhavit Drenori në listën për deputet

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 09:14
Glauk Konjufca

Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka treguar arsyen se pse Xhavit Drenori nuk u përfshi në listën e deputetëve nga Lëvizja Vetëvendosje.

Konjufca në RTV Dukagjini, ka folur edhe për pakënaqësinë e Xhavit Drenorit për mos përfshirje në listë.

Konjufca ka thënë se në bazë të informacioneve që ka, Drenori në fillim ka pranuar vetë që të mos jetë në listën e deputetëve pasi ka humbur garën, por, sipas Konjufcës, ai kur e ka parë që në listë është përfshirë një person tjetër ka shpërthyer në sharje.

Drenori i cili përmes një statusi në Facebook, mbrëmë e ka quajtur mashtrues liderin e VV-së pasi nuk u përfshi në listën për kandidat për deputet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat