Lista e LDK-së, Osmani tregon pse nuk janë përfshirë fëmijët e Ibrahim Rugovës

Aktuale

Lista e LDK-së, Osmani tregon pse nuk janë përfshirë fëmijët e Ibrahim Rugovës

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 11:22
Vjosa Osmani

(E plotësuar) - Në 29 vjetorin e Kushtetutës së Kaçanikut, kandidatja e LDK-së për kryeministre Vjosa Osmani ka vizituar “Shtëpinë e Pavarësisë Dr.Ibrahim Rugova”, me ç’rast tha se nga ajo shtëpi e vogël ka nisur projekti i shtetit të pavarur, sovran dhe demokratik i Republikës së Kosovës.

Osmani tha se në këtë shtëpi ish-presidenti Ibrahim Rugova së bashku me bashkëpunëtorët e tij kanë bërë hapat e parë për konsolidimin dhe për përpunimin e idesë së shtetit të Kosovës.

Osmani: Në këtë shtëpi është ndërtuar projekti i shtetit të pavarur, sovran e demokratik i Kosovës

"Sot me 7 shtator në ditën e Kushtetutës së Kaçanikut ne kemi vendosur që ditën ta fillojmë pikërisht nga vendi ku filloi gjithçka. Në këtë shtëpi të vogël është ndërtuar projekti më i madh, projekti i shtetit të pavarur, sovran e demokratik të Republikës së Kosovës. Siç po e shihni edhe nga ekspozita ky ka qenë vendi ku presidenti Rugova, arkitekti i pavarësisë së Kosovës, arkitekti i shtetit tonë, së bashku me bashkëpunëtorë disa prej të cilëve janë sot këtu me mua kanë ndërtuar apo kanë bërë hapat e parë për konsolidimin dhe për përpunimin e idesë së këtij shteti. Nuk ka qenë proces i lehtë dhe vet fakti që me 24 mars ndër ndërtesat e para që u atakuan ka qenë pikërisht kjo. Këtu jo vetëm që presidenti Rugova me bashkëpunëtorët e tij kanë punuar për të ndërtuar idenë e pavarësisë së Kosovës, për të ndërtuar përkrahje popullore për këtë ide, por mbi të gjitha nga kjo shtëpi ka kumbuar zëri i Kosovës nëpër botë”, tha ajo.

Kandidatja për kryeministre të Kosovës nga radhët e LDK-së, u shpreh se edhe Qendra Informative e Kosovës që ka qenë afër shtëpisë është kujdesur që në baza ditore cdo cep i botës të kuptojë se çka është duke ndodhur në Kosovë.

Ajo ka dhënë zotimin për përkushtimin e tyre që tri postulatet liri, pavarësi dhe demokraci të mos mbesin të pa përmbushura.

Osmani: Çka na duhet është një demokraci efektive dhe ajo çka na duhet është rimëkëmbja e këtij shteti

“Në këtë ditë të shënuar ta fillojmë nga “Shtëpia e Pavarësisë” në radhë të parë për të nderuar kontributin e të gjithë atyre njerëzve që punuan bashkë me presidentin Rugova për ndërtimin e shtetit të Kosovës. Në radhë të dytë për të dhënë zotimin tonë për përkushtimin tonë të vazhdueshëm që tri postulatet, liri, pavarësi dhe demokraci të mos mbesin të pa përmbushura. Ne sot e kemi shtetin tonë, mirëpo ajo çka na duhet është një demokraci efektive dhe ajo çka na duhet është rimëkëmbja e këtij shteti”, tha Osmani.

E pyetur se pse në listën e LDK-së për kandidatët për deputetë mungojnë fëmijët e ish-presidentit Ibrahim Rugova, Osmani tha se ka qenë vendim i përbashkët.

Osmani: Mospërfshirja e fëmijëve të ish-presidentit Rugova në listë ka qenë vendim i përbashkët

"Ky ka qenë një vendim i përbashkët dhe besoj që edhe vet familja Rugova tashmë iu ka njoftuar. Ka qenë vendim i përbashkët i yni me z.Teuta Rugova", tha ajo.

Sa i përket listës me kandidatët për deputetë të dorëzuar në KQZ, Osmani tha se nuk do të ndryshojnë ndonjë kandidatë dhe se presin se ashtu siç është dorëzuar edhe të certifikohet nga KQZ.

***

Me rastin e përvjetorit të shpalljes së Kushtetutës së Kaçanikut, kandidatja e LDK-së për Kryeministre Vjosa Osmani, ka vizituar “Shtëpinë e Pavarësisë Dr. Ibrahim Rugova”.

Me këtë rast ajo tha se po viziton vendin ku ka nisur projekti i shtetit të pavarur.

"Sot me 7 shtator në ditën e Kushtetutës së Kaçanikut ne kemi vendosur që ditën ta fillojmë pikërisht nga vendi ku filloi gjithçka. Në këtë shtëpi të vogël është krijuar projekti më i madh, projekti i shtetit të pavarur, sovran e demokratik", tha ajo.

E pyetur se pse në listën e LDK-së për kandidatët për deputet mungojnë fëmijët e ish-presidentit Ibrahim Rugova, Osmani tha se ka qenë vendim i përbashkët.

"Ky ka qenë një vendim i përbashkët dhe besoj që edhe vet familja Rugova tashmë iu ka njoftuar. Ka qenë vendim i përbashkët i yni me z. Teuta Rugova", tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat