Haziri: Kadri Veseli po e shfrytëzon e nëpërkëmb kombëtaren

Aktuale

Haziri: Kadri Veseli po e shfrytëzon e nëpërkëmb kombëtaren

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 12:38
Lutfi Haziri

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, përmes një reagimi në profilin e tij zyrtar ka ngacmuar kreun e PDK’së, Kadri Veselin, pasi sipas tij ky i fundit po e nëpërkëmbë kombëtaren e Kosovës me video spote.

Përveç Veselit, Haziri e ka kritikuar edhe kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, duke thënë se vazhdon të mos e njeh formalisht shtetin e Kosovës.

Këto deklarata nënkryetari i LDK’së i ka bërë në prag të ndeshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Çekisë që do të luhet në orën 15:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Kosova e Rugovës, Çekia e Havelit bash sot me 7 shtator!

Sigurisht, ai që po del nëpër spote po nëpërkëmbë e shfrytëzon, ndërsa ai tjetri ende nuk na ka njohur as formalisht!” ka shkruar Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat