Rrustem Mustafa: PDK-ja fituese edhe në Llap, kryeministrin s’ua japim më partive tjera - Bota Sot
Rrustem Mustafa: PDK-ja fituese edhe në Llap, kryeministrin s’ua japim më partive tjera

Aktuale

Rrustem Mustafa: PDK-ja fituese edhe në Llap, kryeministrin s’ua japim më partive tjera

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 12:49
Rrustem Mustafa

Ish-komandanti i UÇK-së në Zonën Operative të Llapit dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rrustem Mustafa, synon të jetë pjesë e legjislaturës se re në Parlament. Ai i është futur garës për deputet me Partinë Demokratike të Kosovës, me të cilën shprehet i sigurt që do të qeverisin me vendin pas zgjedhjeve të 6 tetorit. Ai thotë se PDK ndjehet komode për këto zgjedhje dhe nuk sheh ndonjë rrezik sa i përket daljes e para nga zgjedhjet që do të mbahen më 6 tetor.

Sipas tij, asgjë nuk e ndalë më që t’i kthehet politikës si dikur.

Mustafa: Angazhimet serioze të PDK-së për zhvillime të reja politike më kanë bërë t’i hyjë sfidës përsëri

“Në nëntor të vitit të kaluar janë zgjedhur çështjet ligjore në raport me emrin tim, nuk kam më asnjë pengesë ligjore të kthehem aty ku isha në politikë. Angazhimet aq serioze të PDK-së dhe të lidershipit të saj në krye me të nominuarin për kryeministër, Kadri Veseli, për ecje të drejtë, drejtë zhvillimeve të reja politike në vend për shtetin tonë, kanë bërë që unë t’i hyjë sfidës edhe kësaj radhe. Do të jem krahë me njerëzit që mendojmë njëjtë, njerëzit që kanë kapacitete të larta morale dhe politike, dhe kanë besimin qytetar për zhvillimet e reja, për sfidat që na presin”, thotë ai.

Mustafa thotë se lufta kundër korrupsionit dhe dukurive të tjera negative veç ka filluar të ndodhw, por që partitë e tjera politike nuk e besojnë këtë dhe nuk besojnë që është koha për luftimin e dukurive negative.

Mirëpo, sipas tij, Kadri Veseli dhe PDK e dinë që kjo është dhe janë të bindur që do të ia dalin.

Mustafa: Qytetarët i dinë preferencat e mia politike, e kemi provuar edhe në të kaluarën një bashkëqeverisje të frytshme

“Nuk do të dëshirojë t’i shpalosë preferencat tani, edhe pse qytetarët i dinë, i njohin në përgjithësi preferencat e mia politike se me kënd do të doja të bashkëqeverisnim, e kemi provuar edhe në të kaluarën dhe ka qenë një bashkëqeverisje e frytshme dhe ajo do të ndodh. Jam i sigurt si asnjëherë më parë, me numër aq të madh të deputetëve do të fitojë Partia Demokratike e Kosovës, me kryeministër Kadri Veseli. Ne nuk e kemi komoditetin më t’ia lejojmë kryeministrin tjetërkujt, nuk e kemi komoditetin më që të rrimë, por do të punojmë dhe të gjitha bashkë do ta arrijmë fitoren e madhe. Po vinë ditë të mira për rend, ligj dhe për normalizim të shtetit në përgjithësi”, thotë ai.

Sipas Mustafës, Llapi dikur ishte bastion i LDK-së, por që nuk mund të thuhet njëjtë tani, meqë sipas tij, ka iku koha e LDK-së në atë pjesë.

Mustafa: Nuk ka mbetur më bastion i LDK-së në regjionin e Llapit

“Iku kjo punë. Lidhja Demokratike e Kosovës ka qenë lëvizje kombëtare e themeluar në ditët kur ishim nën robëri. Gradualisht ka bërë një transformim dhe Llapi e regjioni i Prishtinës në përgjithësi kanë qenë bastion, ne nuk mund të flasim tani më se ka bastion. PDK është zhvilluar me dinamikën e duhur nga koha e formimit të saj dhe tutje. Ju do ta shihni se në ditët në vijim që nuk ka mbetur më bastion i LDK-së në këtë regjion, ngase e dinë njerëzit që me vendosmëri kërkuan lirinë e vendit kanë marrë rol dhe përditë e më shumë do të kërkojmë që rritja e lirisë të ndodh në vazhdimësi. Jam i sigurt që qysh kanë pësuar ndryshime subjektet politike të gjitha në vendin tonë, ashtu edhe LDK tash edhe udhëheqja e saj nuk është ajo që ishte, ata njerëz që merreshin me çështje nacionale që kanë ndihmuar edhe gjatë luftës në UÇK-në, nuk janë më akterë në atë subjekt. Është profilizuar dhe LDK, nga pop ullata e kësaj ane shihet si ambient i majtë që po rrëshqet shpejtë nga e majta në veçanti në zgjedhjet e forumeve të tyre politike tani”, thotë ai.

Mustafa përmend edhe rëndësinë e marrëdhënieve të Kosovës me miqtë ndërkombëtar, në veçanti Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku thotë se PDK është siguria për ruajtën e këtyre raporteve.

Mustafa: PDK nuk do të lejojë prishjen e marrëdhënieve me perëndimin

“Ne në Partinë Demokratike të Kosovës, si digë e madhe morale dhe politike kombëtare, nuk do të lejojmë njerëz me ato ide, me reputacionin që e kanë krijuar të vinë në udhëheqje të shtetit dhe të prishin marrëdhëniet me perëndimin në përgjithësi dhe miqtë tonë më të mirë, që kemi projekt të përbashkët zhvillimin e shtetit, Amerikën në veçanti”, thotë ai.

Ai thotë se PDK është e gatshme të dialogojnë në bisedimet Kosovë-Serbi, por që prioritet kryesor e kanë ruajtjen e kufijve të Kosovës.

Mustafa: Prioritet mbi prioritetet është ruajtja e kufijve të Kosovës

“Ka një hezitim nga oponentë politikë, nga oponentë seriozë që pretendojnë të vinë në qeveri, kanë hezitime për dialog. Unë po u them, për asnjë iniciativë që vjen në tavolinë për Kosovën, nuk është që ne nuk e diskutojmë. Por, prioritet mbi prioritetet është ruajtja e vendit tonë, e kufijve tonë, mirëpo nëse ne nuk jemi të gatshëm të dialogojmë për Kosovën, kush do të dialogojë? Ne nuk jemi ata që kemi me thënë jo asnjëherë, ne jemi ata që do të dialogojmë dhe do të jemi konstruktivë në këtë dialog, dhe do të zhvillojmë përparësitë tonë kombëtare në raport me interesat tona dhe qytetërimin botëror”, thotë ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...