Flet Fitim Havolli, tregon se a do të jetë kandidat i LDK-së për deputet

Aktuale

Flet Fitim Havolli, tregon se a do të jetë kandidat i LDK-së për deputet

Nga: A.M. Më: 7 shtator 2019 Në ora: 14:20
Fitim Havolli

Fitim Havolli e ka konfirmuar se do të jetë kandidat për deputetet nga LDK-ja.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se folus i tij do të jetë  shëndetësia dhe sa kërkuar besimin e qytëtarëve që të jetë pjesë e Parlamentit.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetar të Republikës së Kosovës, bashkëvendas, miq dhe familjar,

Dega e dytë dhe këshilli i përgjithshëm i LDK-së, më dha besimin që të jem një ndër të kandiduarit për deputet. Unë nuk do t'i hyjë kësaj gare si një politikan, por si një puntorë shëndetësor, Infermier profesionist, familarë dhe njeri që në jetën time vetëm i ka ndihmuar njerzëzit, kjo tashmë është e dëshmuar.

Fokusi im do të jetë në shëndetësi, në përmirësimin e cilësisë shëndetësore dhe përmirësimin e kushteve të infermierëve, pasi që edhe vet i përkas këtijë profesioni. Vendi jonë tani ka nevojë më shumë se kurrë për punë, mjaftë më vetëm fjalë.
Ky rrugëtim për mua sapo ka filluar. Rruga përpara është e gjatë dhe e mundimshme, por është rrugë e drejtë. E drejta më mbanë të fortë, të vendosur dhe të bashkuar me ju.
Shpresoj që t'a kem besimin tuaj dhe të jem zëri juaj brenda Parlamentit të Kosovës.
#meVjosenKryemistre1,
#meFitimHavollindeputet92

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat