Avokati Koci tregon pse ndalimi i tifozëve çekë ishte i domosdoshëm, ja çka u gjet në veturat e tyre

Aktuale

Avokati Koci tregon pse ndalimi i tifozëve çekë ishte i domosdoshëm, ja çka u gjet në veturat e tyre

Nga: A.ZH Më: 7 shtator 2019 Në ora: 15:10
Avokati Arianit Koci

Avokati Arianit Koci, ka lavdëruar Policinë e Kosovës dhe AKI-në për ndalimin e tifozëve çekë.

Ai në një postim në Facebook, ka thënë se policia dhe AKI-ja, kishin informatën e saktë dhe se ndalimi dhe kontrollimi i veturave të çekëve nuk ishte i rastësishëm, përcjell Bota sot.

Koci ka thënë se nuk ka prova që tifozët çekë do të kryenin ndonjë sulm terrorist, mirëpo me pajisjet e gjetura në veturë, ekziston dyshimi se ata kishin një mision specifik dhe të kundërligjshëm.

Reagimi i Kocit:

Polici dhe AKI, bravo për profesionalizmin dhe syçeltësinë.

Ndalimi dhe kontrollimi i veturave të tifozëve Çek nga ana e Policisë Kosovës, nuk ka qenë i rastësishëm.

Organet tona të sigurisë - Policia dhe AKI-ja, e kanë pasur informatën e saktë.

Në fakt, përveç informatës e kanë bërë edhe analizën e duhur.

Edie pse nuk ka asnjë provë që tifozët ( apo individët e kamufluar si tifoz), kanë pasur qëllim të kryejnë ndonjë akt terrorist, Çekët me vete në veturë kanë pasur dronin - për të cilin duhet leja prej organeve kompetente për përdorim; kanë pasur pankartë me mbirshkrimin “Kosovo je Srbsko”, një flamur të Serbisë me mbishkrimin “Nema predaje” - nuk ka dorëzim, 2 radiolidhje, 6 thika dhe 1 shufër hekuri.

Në rrjete sociale madje, po qarkullon një foto ku njëri prej të ndaluarve, e ka një maicë me foton e Putinit.

Sidoqoftë, ndalimi i tifozëve Çek ka qenë i domosdoshëm, sepse me paisjet e gjetura në vetura, ka dyshim të bazuar mirë se ata kanë qenë në një mision specifik dhe potencialisht të kundërligjshëm.

Për më tepër, me këtë ndalim, organet tona të sigurisë po dëshmojnë që e kontrollojnë mirë terrenin e vet, po veprojnë sipas Kushetutës dhe ligjeve pozitive, dhe po përçojnë mesazh se nuk do të lejojnë destabilizimin e situatës politike.

Djemtë dhe vajzat në sektorin e inteligjencës i kemi të aftë.

Prandaj, bravo Polici, bravo AKI.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat