Ish-bashkëpunëtori i kolonel Krasniqit reagon pas aderimit të Hisen Berishës në PDK: Kockë e fortë Ahmet Krasniqi, kush e kish pas rrethuar!

Aktuale

Ish-bashkëpunëtori i kolonel Krasniqit reagon pas aderimit të Hisen Berishës në PDK: Kockë e fortë Ahmet Krasniqi, kush e kish pas rrethuar!

Nga: N.H Më: 7 shtator 2019 Në ora: 16:23
Ahmet Krasniqi, Hisen Berisha dhe Kadri Veseli

Hisen Berisha, ish-Komandanti i brigadës 138 “Agim Ramadani” , i cili ishte pjesë e betejës së Koshares, ka kaluar në PDK.

Këtë aderim e ka bërë të ditur kryetari i PDK-së, Kadri Veseli përmes një fotografi të postuar në Facebook.

E lidhur me këtë ka reaguar ish-anëtari i ministrisë së punëve të brendshme në qeverinë e paraluftës në Kosovë, Fadil Kajtazi.

Kajtazi thotë se kolonel Krasniqi kishte qenë kockë e forte Ahmet Krasniqi, kush e kish pas rrethuar tepër ka qëndruar.

“Po zhvillohet lëmshi se kush kujt i ka shërbyer edhe gjate luftës. Kocke e forte Ahmet Krasniqi, kush e kish pas rrethuar tepër ka qëndruar!”, ka shkruar shkurtimisht Kajtazi në llogarinë e tij në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat