Vjosa Osmani me bashkëshortin në stadiumin “Fadil Vokrri” në përkrahje të djelmoshave të Kosovës

Aktuale

Vjosa Osmani me bashkëshortin në stadiumin “Fadil Vokrri” në përkrahje të djelmoshave të Kosovës

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 16:29
Vjosa Osmani me bashkëshortin

Në stadiumin “Fadil Vokrri” po zhvillohet ndeshja mes Kosovës dhe Çekisë.

Tashmë ka përfunduar dhe pjesa e parë me rezultat 1-1, me golat e shënuar nga Patrick Schcick në minutën e 16-të, dhe Vedat Muric në minutën e 20-të.

Kemi parë shpesh figura nga politika të ndjekin nga afër ndeshjet e Kosovës, e po kështu po ndodh edhe këtë herë.

Kandidatja për kryeministër nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani së bashku me bashkëshortin e saj, Prindon Sadriu kanë publikuar një fotografi nga stadiumi “Fadil Vokrri” në mbështetje të djelmoshave të Kosovës.

“Forca Kosova”, ka shkruar Vjosa në fotografinë e publikuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat