Ishte deputetja më e votuar në Gjilan, a do të jetë Besa Baftiu kandidate edhe për një mandat?!

Aktuale

Ishte deputetja më e votuar në Gjilan, a do të jetë Besa Baftiu kandidate edhe për një mandat?!

Nga: A.M. Më: 7 shtator 2019 Në ora: 17:45
Besa Baftiu

Besa Baftiu do të jetë kandidate për deputete në Kuvendin e Kosovës, nga koalicioni AAK - PSD .

Keta e ka bërë të ditur, vet Baftiu përmes një postimi në Facebook, ku ka kërkuar mbështetjen nga qytetarët për një mandate të tret në Kuvendin e Kosovës.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Dua të ju njoftoj se, edhe në këto zgjedhje jam kandidate për deputete në Kuvendin e Kosovës, nga koalicioni fitues AAK - PSD .

Për dy mandate radhazi sa kam qenë deputete e kam dhënë kontributin tim në mënyrën më dinjitoze duke ngritur në Parlament të gjitha shqetësimet që i keni adresuar tek unë, me theks të veqant në sektorin e shëndetësisë ku edhe isha Kryetare e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

Andaj, të dashur qytetarë pres përkrahjen tuaj edhe në këto zgjedhje.

Na priftë e mbara së bashku për 100% shtet, 100% Kosovë.

Ndryshe, Baftiu në zgjedhjet e kaluara ishte deputetja më e votuar në Gjilan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat