Profesori ndërkombëtar: Vetëm ky politikan nuk e keqpërdori për vota suksesin e Dardanëve

Aktuale

Profesori ndërkombëtar: Vetëm ky politikan nuk e keqpërdori për vota suksesin e Dardanëve

Nga: A.ZH Më: 7 shtator 2019 Në ora: 18:59
Kombëtarja e Kosovës

Komëbtarja e Kosovës ka shënuar fitore të rëndësishme sot në “Fadil Vokrri” kundër Çekisë, të cilën e mposhti me rezultat 2:1.

Të pranishëm në stadiumit e kryeqytetit të Kosovës ishin shumë politikanë. Këta të fundit, profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare Enver Bytyçi, i ka akuzuar se keqpërdorën për vota suksesin e sotëm në futboll.

E vetmja sipas Bytyçit, që nuk bëri një gjë të tillë, ishte kandidatja e LDK-së për kryeministre të Kosovës Vjosa Osmani, përcjell Bota sot.

“Nga politikanët e Kosovës, vetëm Vjosa Osmani nuk e (keq)përdori për vota suksesin e sotëm në futboll të djemve dardanë!”, ka shkruar profesori në një postim në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat