Vrasja e Diana Kastratit, shteti e dëmshpërblen familjen me 95 mijë euro - Bota Sot
Vrasja e Diana Kastratit, shteti e dëmshpërblen familjen me 95 mijë euro

Aktuale

Vrasja e Diana Kastratit, shteti e dëmshpërblen familjen me 95 mijë euro

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 20:36
Diana Kastrati

Për vrasjen e Diana Kastratit që ndodhi në vitin 2011, një vendim i Gjykatës Themelore të Prizrenit e obligon shtetin e Kosovës t’i paguaj dëmshpërblim familjes së të ndjerës 95 mijë euro.

Kjo pasi sipas verdiktit, autoritetet kosovare nuk mbrojtën atë, kur ajo kishte kërkuar ndihmë.

Krahas fajit të burrit që dyshohet se e mbyti, faj ka edhe shteti. Institucionet nuk i kishin dalë në ndihmë asaj, edhe pse kërcënohej vazhdimisht nga bashkëshortit.

E në këtë rast Gjykata Kushtetuese e gjeti fajtore Republikën e Kosovës sepse organet kishin informacion të mjaftueshëm.

Avokatët e familjes kanë adresuar padi civile në gjykatë për vlerësim të dëmit shpirtëror.

Shteti u detyra që dëmin ta kompensoi 95 mijë euro.

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...