Avdullah Hoti pyet Ramush Haradinajn: Pse ia le në dorë Hashim Thaçit, dialogun me Serbinë?!

Aktuale

Avdullah Hoti pyet Ramush Haradinajn: Pse ia le në dorë Hashim Thaçit, dialogun me Serbinë?!

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 23:31
Avdullah Hoti dhe Ramush Haradinaj

Kandidati i LDK-së për deputet, Avdullah Hoti, përmes një shkrimi në Facebook ka pyetur Ramush Haradinajn, se pse nuk e ka marrë vetë në dorë dialogun kur e ka ditur që bisedimet për copëtim të Kosovës kishin filluar

“”Haradinaj: Kur e mora postin veç kishin filluar punimet për copëtimin e Kosovës”.

Atehere, pse tentuat të bartni udhëheqjen dialogun tek Presidenti me rezolutën e prillit 2018? Pse nuk e morët vetë në dorë dialogun?” shkroi Hoti në Facebook.

Ramush Haradinaj, sot edhe u zyrtarizua si kandidat për kryeministër nga koalicion AAK-PSD.

Avdullah Hoti ka qenë kandidat për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e vitit 2017, e më pas ka shërbyer si shef i grupit parlamentar të kësaj partie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat