Albulena Haxhiu takon gratë:Thotë që dhuna vjen si rrjedhojë e mungesës së drejtësisë

Aktuale

Albulena Haxhiu takon gratë:Thotë që dhuna vjen si rrjedhojë e mungesës së drejtësisë

Më: 8 shtator 2019 Në ora: 00:00
Albulena Haxhiu

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se përfaqësimi dhe pjesëmarrja e grave në aktivitetet e partisë së cilës i takon është shumë e rëndësishme.

“Sot, së bashku me Arbenin dhe Hatixhen, mbajtëm takim me vajzat e gratë aktiviste në Prishtinë. Diskutuam lidhur me problemet me të cilat ballafaqohen vajzat dhe gratë, rëndësinë e pjesëmarrjes aktive të tyre në aktivitetet e Lëvizjes, folëm për Rezolutën për gratë të miratuar në KP dhe për atë se si do të duket Kosova me qeverisjen e Lëvizjes të cilës do t’i prijë Albini” shkroi ajo.

Haxhiu gjithashtu shtoi se dhuna e grave vjen si rrjedhojë e mungesës së drejtësisë dhe ndryshimi fillon vetëm me ushtrimin e së drejtës së votës.

“Diskutova për mungesën e drejtësisë si rrjedhojë dhunën ndaj grave. Theksova se dukuri të tilla marrin udhë të drejtë duke ia filluar me ushtrimin e të drejtës së votës së grave, për të zgjedhur projektin që i përfaqëson dhe i ndihmon konkertisht gratë në përditshmërinë e tyre” shtoi ajo.

Haxhiu gjithashtu tha se takime të tilla të partisë po organizohen në tërë Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat