Gëzim Kelmendi kritikon kandidatët për kryeministër për “patriotizëm”

Aktuale

Gëzim Kelmendi kritikon kandidatët për kryeministër për “patriotizëm”

Më: 8 shtator 2019 Në ora: 00:26
Gëzim Kelmendi

Kryetari i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, ka thënë se “sot përjetuam ‘patriotizëm’ se jo mahi”.

Ai i është referuar kandidatëve për kryeministër nga partitë e tjera të cilët i ka kritikuar për atë që ai e ka quajtur “patriotizëm” për ndeshjen mes Kosovës dhe Çekisë.

“Protagonistët kryesor të këtij “patriotizmi” ishin “kandidatët për kryeministër”. Këtë “patriotizëm” këta kandidatë e shfaqën gjatë dhe pas ndeshjes futbollistike Kosovë- Çeki. Sa hipokrizi e madhe!”.

“Disa nga këta “kandidat për kryeministër” e kanë shkatërruar perspektivën qytetarëve të Kosovës dhe vet shtetin e Kosovës e disa “kandidat për kryeministër” nuk e njohin fare shtetin e Kosovës. Eh popull i dashur, hapi sytë dhe shiko kënd po e voton më 6 tetor”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat