Dje u anëtarësua në VV, djali i Tomë Gashit sot kandidat për deputet

Aktuale

Dje u anëtarësua në VV, djali i Tomë Gashit sot kandidat për deputet

Nga: A.M. Më: 8 shtator 2019 Në ora: 10:40
Albin Gashi, Albin Kurti

Të shtunën kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka prezantuar Albin Gashi si anëtari më i ri në partinë e tij.

Mirëpo, Gashi sot ka njoftuar se do të jetë kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se “duke e parë se Lëvizja VETËVENDOSJE! është drita e vetme pas një errësire të gjatë në Kosovë, jam i privilegjuar që në këto zgjedhje, që do të ndajnë të kaluarën prej së ardhmes, të jem pjesë e listës, e cila do t’i prijë ndryshimit të madh e shumë të vonuar në Kosovë”.

Postimi i plotë:

Familjarë dhe shoqni,

Me ftesë të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, kryeministrit të ardhshëm të Kosovës, z. Albin Kurti, i jam bashkëngjitur listës së deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje për Kuvendin e Republikës së Kosovës me numrin 44.

Duke e parë se Lëvizja VETËVENDOSJE! është drita e vetme pas një errësire të gjatë në Kosovë, jam i privilegjuar që në këto zgjedhje, që do të ndajnë të kaluarën prej së ardhmes, të jem pjesë e listës, e cila do t’i prijë ndryshimit të madh e shumë të vonuar në Kosovë.

Përcaktimi i popullit për Vetëvendosje është pikënisja për rindërtim të shtetit, krijimit të mundësive për të rinj dhe siguri për të gjithë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat