Kërkonte dorëheqjen dhe e quante komunistë Isa Mustafën, ndërsa sot ndjehet i nderuar në listën e LDK-së - Bota Sot
Kërkonte dorëheqjen dhe e quante komunistë Isa Mustafën, ndërsa sot ndjehet i nderuar në listën e LDK-së

Aktuale

Kërkonte dorëheqjen dhe e quante komunistë Isa Mustafën, ndërsa sot ndjehet i nderuar në listën e LDK-së

Më: 8 shtator 2019 Në ora: 11:07
Rexhep Gjergji

Rexhep Gjergji, në maj të 2016 kishte kërkuar shkarkimin e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), mirëpo në zgjedhjet nacionale që pritet të mbahen me 6 tetor, ai është pjesë e listë të deputetëve të LDK-së.

Si duket Gjergjaj paska harruar ofendimet të cilat i kishte bërë lidershpit të LDK-së, kur Donika Gërvalla ish-kryetare e degës së LDK-së në Gjermani ishte tërhequr zvarrë nga disa anëtar të partisë.

Gjergjaj, Mustafën dhe strukturën e LDK-së e kishte quajtur të pa ndërgjegjshëm.

“Isa Mustafën dhe grupin rreth tij aspak nuk i vret ndërgjegja që u tërhoq zvarrë një zonjë, një nënë, një bashkëshorte, një intelektuale, një veprimtare e zellshme dhe e përkushtuar e LDK, një patriote që kurrë nuk pushoi së vepruari me shumë sukses për Kosovën”, kishte shkruar Gjergjaj.

Përvec kësaj kandidati për deputetë, Mustafën e kishte quajtur të dhunshëm që përdorte një fjalor komunistë.

“Grupi Mustafa na i rikthyen masat e dhunshme në degët e LDK-së, na i rikthyen, edhe pse menduam që ato nuk do të ktheheshin më kurrë. Na e kthyen fjalorin komunist dhe komunikatat e komiteteve të LKJ. Komunikata e tyre e sotme se: “ … kjo u është bërë me dije nga organet kompetente të LDK-së dhe u është tërheqë vërejtja se nuk mund të thirren në pozita, për të cilat nuk kanë legjitimitetin e votës në LDK”, kishte shkruar para dy vjetësh Gjergjaj.

Kurse më kandidaturën e tij për deputet, Gjergjaj ka shkruar se ndjehet i nderuar që është pjesë e listës.

“Jam i nderuar që sot Kryesia dhe Këshilli i Përgjithshëm i LDK miratoi propozimin e Degës së Tretë të LDK në Prishtinë për nominimin tim për kandidat për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Gjergjaj në llogarinë e tij në Facebook.

Në listën e deputetëve të publikuar të LDK-së, Rexhep Gjergjaj mban numrin 80. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...