Ky është numri 70 i LDK-së

Aktuale

Ky është numri 70 i LDK-së

Nga: A.ZH Më: 8 shtator 2019 Në ora: 14:18
Faik A. Zekaj

Edhe Faik A. Zekaj ka marrë besimin e LDK-së për të garuar për deputet të Kuvendit të Kosovës.

Ai ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, se do të mbajë numrin 70 në listën e LDK-së, përcjell Bota sot.

Zekaj ka theksuar se LDK-ja është zgjedhja për të zgjidhur dhe se ajo është vetë Kosova.

Postimi i Zekajt:

Në listën e LDK-së është vështirë të përcaktohemi vetëm për 5 numra, por kështu është rregulli.

Të rinjtë e LDK-së na e dhanë mundësinë të garojmë për t'i përfaqësuar ata.

Është kënaqësi të marrësh këtë besim dhe obligim ta jetësosh atë.

LDK-ja është Besë dhe Shpresë për Republikën, me vullnetin e Zotit dhe përkrahjen tuaj do ta forcojmë republikën!

LDK-ja është zgjedhja për të zgjidhur, është vetë Kosova.

Faik A. Zekaj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat