“Koalicioni i ardhshëm me 80 vota, ndryshe do të ketë zgjedhje pas një viti”

Aktuale

 “Koalicioni i ardhshëm me 80 vota, ndryshe do të ketë zgjedhje pas një viti”

Nga: A.M. Më: 8 shtator 2019 Në ora: 15:48
Salla e seancave plenare. Foto nga arkivi.

Shumica e partive politike në vend, si dhe koalicionet kanë publikuar kandidatët e tyre për deputet në Kuvendin e Kosovës, gjithashtu, kanë shpallur edhe kandidatet për të parin e vendit. Gjatë qeverisë në dorëheqje, vazhdimisht është kritikuar Legjislacioni, është cilësuar shumë herë si një ndër më të  dobëtit në Kosovën e pas luftës.

Lidhur me këtë çështje, njohësi i çështjeve juridike dhe politike, Blerim Burjani ka komentuar për “Bota sot” listat e publikuara nga partitë politike për deputet në Parlamentin e Kosovës.

Ai për “Bota sot”, ka deklaruar se nuk pret ndryshime nuk ka rendësi kush është e kush jo në listë, por sipas tij, qeveria dhe kryeministri duhet të jenë të aftë për tu ballafaquar me problemet dhe zgjidhjet.

Image
Blerim Burjani

“Për të ardhur keq nuk pritet ndryshime sa i përket zhvillimit ekonomik të shteti, dhe gjendjes ekonomike dhe ikjes se qytetarëve nga shteti, nuk ka edhe ndonjë shpresë fare, këto zgjedhje po organizohen për të zgjidhe dialogun Kosovë -Serbi dhe asgjë tjetër, shteti përsëri mund të shkoj në zgjedhje pas eventualisht marrëveshjes përfundimtare me Serbinë, pra njerëz e lista sa të duash, por zgjedhje nuk ka për jetën e përditshme të qytetarit, nuk ka rendësi kush është e kush jo në listë, por propozimet programore, mjafton një ekip e mirë në qeveri, deputet janë deputet ata mund të jenë çfarëdo, zakonisht janë shumë të dobët, por qeveria dhe kryeministri duhet të jenë të aftë për tu ballafaquar me problemet dhe zgjidhjet”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Po ashtu, ai ka potencuar se në lista duhet që të jetë e përgatitur për ballafaqim me marrëveshjen ndërkombëtare eventuale me Serbin.

“Lista e deputetëve normal duhet të jetë një listë reprezentative,  e përgatitur për ballafaqim me marrëveshjen ndërkombëtare eventuale me Serbin që duhet ta votoj ose jo, pra koalicioni i ardhshëm duhet të ketë 80 vota, në të kundërtën prapë do të ketë zgjedhje brenda një viti sërish pas stagnimit të zgjidhjes së dialogut”, ka përfunduar Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat