Milaim Zeka nominohet për kryeministër: Fitorja jonë, e garantuar

Aktuale

Milaim Zeka nominohet për kryeministër: Fitorja jonë, e garantuar

Më: 8 shtator 2019 Në ora: 18:39
Milaim Zeka

Kryetari i Partisë Euroatlantike e Kosovës Milaim Zeka është nominuar sot zyrtarisht për kryeministër të vendit.

Ai me këtë rast tha se partia e tij synon që në zgjedhjet e ardhshme të ketë 14 deputetë në Parlamentin e Kosovës.

“Fitorja jonë është në mënyrë absolute e garantuar, pasi pjesa më e madhe e qytetarëve të Kosovës është e pakënaqur”, tha ai.

Ndryshe, Partia Euroatlantike e Kosovës dhe Partia Republikane e Kosovës do të garojnë së bashku për zgjedhjet e 6 tetorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat