Aktivisti Muharrem Salihu, shpalos problemet që i kanë shqiptarët në Medvegjë, si u hoqën nga regjistrat 4 mijë votues - Bota Sot
Aktivisti Muharrem Salihu, shpalos problemet që i kanë shqiptarët në Medvegjë, si u hoqën nga regjistrat 4 mijë votues

Aktuale

Aktivisti Muharrem Salihu, shpalos problemet që i kanë shqiptarët në Medvegjë, si u hoqën nga regjistrat 4 mijë votues

Më: 8 shtator 2019 Në ora: 20:58
Foto

Aktivisti politik Muharrem Salihu për Indoks ka shpalosur problemet që i kanë shqiptarët në Medvegjë, numri i të cilëve po zvogëlohet në vazhdimësi.

Shqetësuese në atë komunë janë shqiptarët të cilët janë shpërngulur në Kosovë që nga vitit 2015, e të cilët janë fshirë nga regjistrat civilë dhe nuk janë pjesë e listave për të votuar.

Aktivisti politik dhe biznesmeni kosovar, Muharrem Salihu i cili ka udhëhequr një listë qytetare për zgjedhjet e fundit lokale në Medvegjë, ka thënë se rreh 4000 mijë shqiptarët janë fshirë nga regjistrat e të cilët tashmë kanë humbur të drejtën e votës.

“ 5000 mijë votues që i kishim para 4 viteve në listë  sot i kemi vetëm 1800 votues, prej këtyre gjysma nuk kanë të drejtë me votu sepse ligji serb është krijuar si mundësi për t’i pastruar listat nga njerëzit që janë të shpërngulur”, ka thënë Salihu.

Zvogëlimi i numrit të shqiptarëve në këtë qytet, dikur qytet shqiptar, sipas Salihut është bërë për një kohë të gjatë. Ai sheh një projekt shtetëror për ta arritur këtë.

“ Shqiptarët nuk kanë pasur mundësi që të bëjnë shumë gjëra, vëtëm nëse marrim listën e  fundit e shohim se kush ka të drejtë vote, i kanë hequr te gjithë nga listat zgjedhore, i kanë fshirë  shtëpitë e gjitha kjo përmes sistemeve institucionale, duke mos ju lënë dokumente të Serbisë”, ka shtuar Salihu.

InDoks në këtë episod do të sjellë rrëfimet e njerëzve që u fshinë edhe nga regjistrat civil. Heshtjen e dy shteteve shqiptare për procesin e zvogëlimit masiv të numrit të shqiptarëve në këtë qytet. Zgjedhjet që i dominon partia e Presidentit Aleksandër Vuçiq. Personazhet e këtij dokumentari flasin pa shmangshëm për një spastrim etnik të shqiptarëve në zemër të Evropës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...