Osmani: Boll ma atyre që Mitrovicën e panë si copë toke që e qesin në pazar

Aktuale

Osmani: Boll ma atyre që Mitrovicën e panë si copë toke që e qesin në pazar

Më: 8 shtator 2019 Në ora: 21:29
Vjosa Osmani

Pas fshatrave Bare dhe Kçiq, kandidatja e LDK-së për kryeministre Vjosa Osmani ka mbajtur një tubim me qytetarë në Zhabar të Mitrovicës, prej nga edhe e ka prejardhjen.

Ajo nga atje ka thënë se Mitrovica e ka përjetuar më së shumti dëmin që është bërë nga qeverisjet e kaluara.

“Jemi parti që besojmë në familje, Zot dhe mbi të gjitha jemi parti që besojmë në shtet. Askush më shumë se Mitrovica nuk e ka ndjerë në lëkurën e vet dëmin që na kanë bërë njerëz të paditur dhe të rrezikshëm”.

“Njerëz që deshën të copëtojnë pjesë të trojeve tona, njerëz që deshën të copëtojnë dhe të shkatërrojnë fate të njerëzve, njerëz që kurrë nuk u interesuan për ju dhe që 20 vjet në vend që të japin shpresë për ta gjetur perspektivën këtu përbrenda kanë krijuar dëshpërim dhe trishtim”.

“Dëshpërim dhe trishtim në zemrën e secilës nanë dhe te ata burra, djem, gra dhe vajza që duan të jetojnë me dinjitet dhe të kenë perspektivë brenda këtij vendi për të cilin secila familje ka sakrifikuar shumë”.

Osmani, edhe në Zhabar të Mitrovicës, si në shumë tubime me qytetarë ka thënë se ka ardhë koha që të thuhet “boll ma”.

“Ka ardhë koha që bashkë me ju t’i themi boll ma keqqeverisjes, krimit, të korruptuarve dhe t’i themi boll ma atyre që Mitrovicën e kanë parë si një copë toke që munden me qitë në pazar. Boll ma!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat