“Veteranët dëmtuan buxhetin, drejtësia heshti”

Aktuale

“Veteranët dëmtuan buxhetin, drejtësia heshti”

Më: 8 shtator 2019 Në ora: 22:06

Rasti i njohur si “Veteranët e Rrejshëm” del se e ka dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës.

Kështu të paktën thuhet në një raport të publikuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi që nxjerr dështimin e organeve të drejtësisë në mbrojtjen e buxhetit të shtetit.

Në të thuhet se Prokuroria Themelore e Pejës në disa raste nuk ka propozuar fare kompensim të dëmit, e në një tjetër vetëm kompensim të pjesshëm.

Madje sipas këtij raporti, në aktakuzat për trajtimin e këtyre rasteve, asnjëherë nuk është marrë vendim që do të detyronte të njëjtit t`i kthejnë mjetet në arkën e shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat