Publicisti Aliu: Të kthyerit nga jashtë nëpër parti, shpejt mund të zhgënjehen - e zbulon se nga kush udhëhiqen partitë

Aktuale

Publicisti Aliu: Të kthyerit nga jashtë nëpër parti, shpejt mund të zhgënjehen - e zbulon se nga kush udhëhiqen partitë

Nga: N.H Më: 8 shtator 2019 Në ora: 22:30
Naser Aliu

Publicisti Naser Aliu përmes një shkrimi të publikuar në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se të të kthyerit nga jashtë nëpër parti, shpejt mund të zhgënjehen.

Sipas tij, partitë udhëhiqen kryesisht nga despotë dhe dëshirojnë anëtarë mbështetës, duartrokitës, dhe jo njerëz që dinë shumë.

“Nuk ka konkurencë idesh dhe qëndrimesh, por trysni dhe shantazhe! Shumë parti nuk kanë demokraci të brendshme, as nuk e duan! Diktatorin komunist e kanë pjesë të unit! Nuk durojnë fraksione dhe mendime të lira! Ata nuk dëshirojnë të absorbojnë dije. Ata duan pushtet”, shkruan Naser Aliu mes tjerash.

Ja shkrimi i tij:

Të kthyerit nga jashtë nëpër parti, shpejt mund të zhgënjehen. Ata mendojnë se me dijen e tyre mund të kontribuojnë, por partitë tona, udhëhiqen kryesisht nga despotë dhe dëshirojnë anëtarë mbështetës, duartrokitës, jo njerëz që dinë shumë!

Nuk ka konkurencë idesh dhe qëndrimesh, por trysni dhe shantazhe! Shumë parti nuk kanë demokraci të brendshme, as nuk e duan! Diktatorin komunist e kanë pjesë të unit! Nuk durojnë fraksione dhe mendime të lira! Ata nuk dëshirojnë të absorbojnë dije. Ata duan pushtet!

Është mësim i marrë nga pushtuesi dhe diktatura! Prandaj shpesh nuk fiton më i miri, por më i paftyri!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat