Limaj reagon pas aksidentit tragjik, lut qytetarët të kenë më shumë kujdes në vozitje

Aktuale

Limaj reagon pas aksidentit tragjik, lut qytetarët të kenë më shumë kujdes në vozitje

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 11:12
Ilustrim

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas aksidentit tragjik që ndodhi sot në orët e hershme në rrugën Malishevë –Rahovec ku humbi jetën Egzon Bytyqi nga fshati Shkozë komuna e Malishevës.

Limaj i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Bytyqi dhe gjithë atyre që e kanë njohur, të riun Ezon Bytyqi.

 “Me dhimbje të thellë mora lajmin për vdekjen tragjike të Egzon Bytyqit nga fshati Shkozë, komuna e Malishevës. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Bytyqi dhe gjithë atyre që e kanë njohur Egzonin”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.

Ai iu ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes më të madh në ngasje duke ftuar organet kompetente që t’i marrin të gjitha masat për të parandaluar aksidentet që po marrin jetën e qytetarëve tanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat