Shkumbin Demolli largohet nga partia e Milaim Zekës, nuk garon për deputet: Me mashtrues nuk mund të qëndroj

Aktuale

Shkumbin Demolli largohet nga partia e Milaim Zekës, nuk garon për deputet: Me mashtrues nuk mund të qëndroj

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 12:10
Shkumbin Demolli

Kandidati për deputet në listën e Partisë Euroatlantike të Kosovës, Shkumbin Demolli, ka dhënë dorëheqje nga partia e Milaim Zekës.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se është larguar nga lista për deputetë e kësaj partie, andaj edhe ka dhënë dorëheqja nga PEK-u.

“Të dashur miq, ka pak ditë që jam antarësuar në PEK. Fillimisht u propozova për deputet e më pastaj më thanë se s’je në listën përfundimtare, arsyeja që jam larguar nga lista që është që kryesia paska vendosë kështu. Jam kundër krimit, haraqit, korrupsionit”, ka shkruar Demolli.

Ai ka thënë se përfundimisht i ka ndarë rrugët me partinë e Milaim Zekës.

“Me keqardhje dua të ju njoftoj se më s’jam në listë për deputet në këtë mandate, përfundimisht i ndaj rrugët me këtë parti, me mashtrues nuk mund të qëndroj”, ka thënë ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat