Bettel: Marrëveshja Kosovë-Serbi, e rëndësishme për paqen dhe rrugën drejt BE-së

Aktuale

Bettel: Marrëveshja Kosovë-Serbi, e rëndësishme për paqen dhe rrugën drejt BE-së

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 12:42
Xavier Bettel

Kryeministri i Luksemburgut Xavier Bettel tha sot se ishte e rëndësishme që Beogradi dhe Prishtina të vazhdojnë bisedimet dhe të arrijnë një kompromis, duke përmendur se marrëveshja e të dy palëve ishte e rëndësishme për paqen dhe rrugën e tyre drejt BE-së.

Në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministren serbe Ana Brnabiq, Bettel tha se Serbia dhe Ballkani luajnë një rol kryesor në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në kontinent, për të cilin ai tha se nuk duhet të merret si e mirëqenë.

"Marrëveshja midis Serbisë dhe Kosovës është e rëndësishme për qytetarët e të dy vendeve. Është e rëndësishme të vazhdoni rrugën drejt BE-së dhe të siguroni paqen për vendet tuaja, dhe të arrini një kompromis në mënyrë që të afroheni më shumë me njëri-tjetrin", tha Bettel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat