Ish-pjesëtari i UÇK-së thotë se u arrestua në Itali, me urdhërarrest të Serbisë - Bota Sot
Ish-pjesëtari i UÇK-së thotë se u arrestua në Itali, me urdhërarrest të Serbisë

Aktuale

Ish-pjesëtari i UÇK-së thotë se u arrestua në Itali, me urdhërarrest të Serbisë

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 15:45
Ejup Hoxha

Me fletarrest të shtetit serb, në Itali më 7 gusht  të këtij viti u ndalua ish – pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ejup Hoxha.

Hoxha u lira menjëherë pas intervistimit, derisa është duke qëndruar në arrest shtëpiak.

Ai ka thënë se shumë shpejt do ta ketë seancën e parë gjyqësore.

“Jam ndaluar nga policia e shtetit italian. Është një fletarrest i INTERPOL-it të Serbisë, sa që atë shtet unë s’e njoh, sepse kemi të bëjmë me luftën e Kosovës dhe Preshevës. Unë personalisht nuk e njoh shtetin e Serbisë. Jam akoma i ndalum, jam në arrest shtëpiak, deri në seancën e parë më 23 shtator”.

Ejup Hoxha jeton bashkë me familjen prej 15- vjetësh në Itali./IO

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...