Kadri Veseli: Kosovës i ofrova njerëzit më të zotë e më të pakorruptuar për të qeverisur

Aktuale

Kadri Veseli: Kosovës i ofrova njerëzit më të zotë e më të pakorruptuar për të qeverisur

Nga: V.R Më: 9 shtator 2019 Në ora: 16:36
Kadri Veseli

Kryetari i PDK-së, njëherit dhe kandidati për kryeministër, Kadri Veseli nëpërmjet një postimi ka deklaruar që është krenar me Partinë Demokratike të Kosovës që po ia ofron vendit njerëzit më të zotë, që bartin suksese të së kaluarës dhe të rinjë me vizion për të ardhmen.

Postimi plotë:

Jam shumë krenar me Partinë Demokratike të Kosovës, që po ia ofron vendit njerëzit më të zotë, ata që bartin sukseset e së kaluarës dhe të rinjtë që kanë vizion për të ardhmen.

Lista jonë e deputetëve është një listë që do t’i fitojë zgjedhjet, do ta luftojë korrupsionin, do t’i mbajë të rinjtë këtu dhe do ta ndërtojë të ardhmen e Kosovës.

Më shumë se gjysma e kandidatëve garojnë për herë të parë, ndërsa më shumë se 40 janë të rinj e të reja. Dhe askush me aktakuza për korrupsion. Kjo listë flet edhe për reformat në PDK. Prandaj, jam shumë krenar.

Falemnderit nga zemra të gjithëve për mbështetjen në Konventën Festive që patëm mbrëmë. Do të mbetet e paharrueshme për mua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat