Ndodh në Kosovë: Kryetari i kësaj partie fut gruan dhe babain në listën për deputetë - Bota Sot
Ndodh në Kosovë: Kryetari i kësaj partie fut gruan dhe babain në listën për deputetë

Aktuale

Ndodh në Kosovë: Kryetari i kësaj partie fut gruan dhe babain në listën për deputetë

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 17:02
Ilustrim

Ish-ministri për Kthim dhe Komuniteti në Qeverinë e Kosovës, Aleksander Jabllanoviq, do të garojë në zgjedhjet e 6 tetorit me partinë e tij “ Partia e Serbëve të Kosovës”.

Në listën për deputetë të partisë së tij është vërejtur një fakt mjaft interesant. Numrin 2 në këtë listë, Jabllanoviq ia ka thënë babait të tij, Dragan Jabllanoviq.

Ndërkohë numrin gjashtë ia ka dhënë gruas së tij, Kristina Nikolceviq Jabllanoviq, shkruan telegraf.rs.

Siç shkruan mediumi serb, një gjë e tillë ka ndodhur meqë Jabllanoviq nuk ka mundur të gjejë njerëz të tjerë që do ta mbështesin.

Aleksander Jabllanoviq në këto zgjedhje do të garojë i vetëm dhe i pavarur nga Lista Serbe, parti kjo që ndjek politikat e Beogradit në Republikën e Kosovës.

Jabllanoviq ishte shkarkuar nga posti i ministrit për Kthim dhe Komunitete më 3 shkurt të vitit 2015 me vendim të kryeministrit të atëhershëm të Kosovës, Isa Mustafës.

Kjo pasi që ishin mbajtur protesta masive që kërkonin shkarkimin e Jabllanoviqit, meqenëse ky i fundit në cilësinë e ministrit nga radhët e Listës Serbe kishte më 6 janar kishte fyer nënat gjakovare që po protestonin kundër vizitës së disa serbëve në Gjakovë.

Ai i kishte cilësuar ato si ‘egërsira’ dhe një deklaratë e tillë kishte nxitur reagime të ashpra anë e kënd Kosovës.

Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...