Certifikohen 21 subjekte politike me gjithsej 685 kandidatë për deputetë

Aktuale

Certifikohen 21 subjekte politike me gjithsej 685 kandidatë për deputetë

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 17:20
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e sotme ka certifikuar 21 subjekte politike me gjithsej 685 kandidatë në garën për deputetë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit.

Gjithsej janë certifikuar 18 parti politike, 2 koalicione dhe një kandidat i pavarur.

Ndryshe, të gjitha partitë politike, edhe në zgjedhjet e parakohshme, kanë respektuar kuotën gjinore. Partitë politike kanë pasur kohë deri në mesnatën e së premtes që të dorëzojnë listat me kandidatë për deputetë në Komisionin Qendror Zgjedhor.

Zgjedhjet e reja në Kosovës mbahen pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit, për shkak të ftesës nga Gjykata Speciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat