Shpend Ahmeti thumbon keq LDK-në: Ish qeveria “Mustafa” nuk kishte guxim

Aktuale

Shpend Ahmeti thumbon keq LDK-në: Ish qeveria “Mustafa” nuk kishte guxim

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 19:04
Shpend Ahmeti

Kreu i PSD-së, Shpend Ahmeti, me rastin e prezantimit të kandidatëve të koalicionit AAK-PSD për deputetë të Kuvendit të Kosovës ka thumbuar keq ish-qeverinë “Mustafa”.

Ai ka thënë se kjo qeveri edhe pse kishte 2/3 në Parlament nuk e kishte guximin me marrë vendime.

“Nuk ka pasur guxim me marrë vendime, prej vetvetës, prej deputetëve të vet, mos po na rrezikohet karriga. Ka mujt me marrë vendime me 2-3 e deputetëve dhe nuk i ka marrë se i ka munguar guximi”, ka deklaruar Ahmeti, shkruan Reporteri.net.

Ai ka thënë më tej se koalicioni AAK-PSD ka guxim të marrë vendime të mëdha, ndërkaq ka përmendur vendimet e marra nga qeveria në dorëheqje “Haradinaj” si bërja e ushtrisë, vendosja e taksës etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat