Haradinaj: Kosova tashmë është në duar të sigurta, 6 tetori vulos fitoren - Bota Sot
Haradinaj: Kosova tashmë është në duar të sigurta, 6 tetori vulos fitoren

Aktuale

Haradinaj: Kosova tashmë është në duar të sigurta, 6 tetori vulos fitoren

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 20:29

Koalicioni AAK-PSD ka mbajtur një takim të përbashkët me kandidatët për deputetë.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, listën e këtij koalicioni për deputetë, e ka quajtur, “listë të fitores dhe sakrificës për vendin”.

Ai tha se Kosova tashmë është në duar të sigurta dhe se ky ekip e do shumë vendin, për të cilin do të punojë shumë.

“Vendi ynë tashmë është në duar të sigurta. Njerëz si ju e drejtojnë Kosovën dhe e zhvillojnë Kosovën. Gati gjysma e juaj janë për herë të parë në garë për deputet. Në këtë sallë është ndryshimi. 34 janë zonja të nderuara. Dhe secila ka një histori në veti. Janë pastaj 26 që nuk keni qenë në parti politike”, tha ai.

“Të gjithë ne e duam Kosovën deri në sakrificë. Jam i bindur se do ta ruajmë këtë dashuri për Kosovën. Kosova ka sfida dhe ju do t’ia arrini t’ia dilni. Ju siguroj se këta janë njerëz të shtëpisë, ne jemi Kosova dhe ftoj të gjithë qytetarët e vendit të ju përkrahin. Jam krenar që jam pjesë e kësaj liste. Fitorja jonë është me 6 tetor”, tha ai, raporton EO.

Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti tha se cilësitë kryesore që i posedon kjo listë janë, guximi, dija dhe përkushtimi.Ai tha se Kosova ka pasur edhe qeveri që është përfaqësuar nga 85 deputetë, por për të cilën tha se është frikësuar edhe nga vetvetja.

“Kemi pasur Qeveri që kanë pasur 2-3 të deputetëve, por që nuk ka marr vendime, sepse nuk ka pasur guximin. Një qeveri që ka guxim merr vendime dhe qeverisë ia jepin guximin deputetët dhe në këtë listë ka guxim. Nevojitet dija, për shkak se çdo politikë për shtetin kërkojnë dije. Dhe kjo listë ka kandidatë të dijshëm”, tha ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...