Aliu: Vetëm VV sjell ndryshimin, me tjerët do të ketë përpjekje për t’u dukur si ndryshim

Aktuale

Aliu: Vetëm VV sjell ndryshimin, me tjerët do të ketë përpjekje për t’u dukur si ndryshim

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 21:17
Liburn Aliu

Përfaqësuesit e subjekteve politike po debatojnë se kush do t’i fitojë zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen me 6 tetor.

Zyrtari i Vetëvendosjes, Liburn Aliu, ka thënë se i vetmi kusht për të pasur ndryshim në Kosovë është fitorja e Vetëvendosjes.

Aliu, ka thënë se Vetëvendosje duhet t’i fitojë zgjedhjet pasi sipas tij në këtë vend duhet të ketë ndryshim.

“Çfarëdo lloj opsioni tjetër i bie që nuk do të ketë ndryshim ose do të ketë përpjekje për t’u dukur si ndryshim. Nevoja për ndryshim e sjellë nevojën për Lëvizjen Vetëvendosje”.

Zyrtari i Vetëvendosjes thotë se qytetarët janë “stërlodhur nga situata e rëndë dhe poshtërimi që po u bëhet atyre”.

Aliu thotë se nga takimet që këta i bëjnë me qytetarë e kanë të çartë se Vetëvendosje do të jetë fituese e këtyre zgjedhjeve dhe sipas tij do t’i prijë ndryshimeve në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat