Krejt Drenica n’Vetëvendosje

Aktuale

Krejt Drenica n’Vetëvendosje

Nga: V.R Më: 9 shtator 2019 Në ora: 21:30
Albini Kurti

I pari i Vetëendosjes, Albin Kurti, nëpërmjet një postimi ka bërë të ditur aderimin e fundit të Fatmir Istogut, që vjen nga Drenica.

Kurti, thotë se Fatmiri ka qenë një nga aktivistët e hershëm dhe më të shquar në organizimet ilegale politike të viteve 1980-1990.

Si një nga drejtuesit kryesor të Lëvizjes në Drenicë, sipas Kurtit, ai ka dhënë një kontribut të pashoq për shpërndarjen e idesë së Republikës së Kosovës ne Drenicë dhe rajonet përreth. U arrestua në vitin 1989, pas organizimit të demonstratës së 27 marsit 1989 në Skënderaj, por qëndroi i paepur në burg dhe nuk dha asnjë informacion.

Postimi plotë:

Fatmir Istogu ka qenë një nga aktivistët më të shquar në organizimet ilegale politike të viteve 1980-1990. Si një nga drejtuesit kryesor të Lëvizjes në Drenicë, ai ka dhënë një kontribut të pashoq për shpërndarjen e idesë së Republikës së Kosovës ne Drenicë dhe rajonet përreth. U arrestua në vitin 1989, pas organizimit të demonstratës së 27 marsit 1989 në Skënderaj, por qëndroi i paepur në burg dhe nuk dha asnjë

informacion. Gjatë luftës në Kosovë ka qenë i autorizuar nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për rekrutimin e vullnetarëve nga Zvicra. Pas luftës Fatmiri ka punuar si oficer për informim publik në Trupat e Mbrojtjes së Kosovës, kurse për dy vite ka qenë edhe kryesues i Kuvendit të Komunës së Drenasit. Me Fatmirin forcohet edhe më tej Lëvizja VETËVENDOSJE! në Drenicë. E mirëprita bashkë me Sabri Kiçmarin dhe Enver Dugollin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat