Kandidati i PDK-së për deputet: Secili që ka bërë krim do përgjigjet para ligjit

Aktuale

Kandidati i PDK-së për deputet: Secili që ka bërë krim do përgjigjet para ligjit

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 21:40
Blerim Latifi

Kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Blerim Latifi, ndër të tjera në këtë emision ka folur edhe për sistemin gjqyësor në vendin tonë. Latifi thotë se kur PDK të marrë postin e kryeministrit ligji do të funksionojë.

“Secili që ka bërë një krim do përgjigjet para ligjit”, ka thënë Latifi.

“Ne nuk jetojmë në komunizëm ku për veprat e një individi akuzohet i gjithë subjekti”

Tutje Latifi ka thënë se PDK e ka larguar një fenomen shumë të përhapur dhe të zakonshëm në skenën politike të Kosovës, atë të riciklimit të kandidatëve për deputetë në lista të votimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat