Molliqaj nuk lë gjë pa i thënë Ramush Haradinajt! A i ka dëgjuar kryetari i AAK-së ndonjëherë këto deklarata të forta të Dardan Molliqajt?

Aktuale

Molliqaj nuk lë gjë pa i thënë Ramush Haradinajt! A i ka dëgjuar kryetari i AAK-së ndonjëherë këto deklarata të forta të Dardan Molliqajt?

Nga: N.H Më: 9 shtator 2019 Në ora: 21:41
Ramush Haradinaj dhe Dardan Molliqaj

Gjatë kohës që Dardan Molliqaj ishte pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje kishte akuzuar AAK-në se iu merrte haraç bizneseve në Dukagjin.

Ai gjatë kësaj kohë, nuk kishte lënë gjë pa i thënë Haradinajt, që tani janë në një koalicion të përbashkët. Por, lind pyetja se a i ka dëgjuar kryetari AAK-së ndonjëherë këto deklarata të forta të Dardan Molliqajt?

AAK dhe PSD do të garojnë në një listë të përbashkët në zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen në fillim të tetorit.

Këto akuza gjithashtu ishin rikujtuar pas koalicionit mes PSD-së së Molliqajt dhe AAK-së.

Daut Haradinaj deklaronte se nuk është prekur nga akuzat e Molliqajt pasi ato nuk kanë qenë në drejtim të tij personalisht. Ai tha se kanë pasur dallime politike, por familjarisht janë miq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat