Goditje e rëndë për Haradinajn: U lodh herët, ishte i çekuilbruar

Aktuale

Goditje e rëndë për Haradinajn: U lodh herët, ishte i çekuilbruar

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 22:14
Ramush Haradinaj

Këshilltar i Kadri Veselit, që është kandidat i PDK’së për deputet, Blerim Latifi, e ka analizuar në emisionin Pressing të T7, kandidatin e AAK’së për kryeministër, Ramush Haradinajn.

Latfii thotë se Haradinaj në qeverisjen e kaluar ka marrë vendime të gabuar, për të cilat nuk e ka përkrahur PDK’ja, duke përmendur ngritjet e pagave për Qeverinë.

Ai e ka quajtur ish-partnerin si të çekuilibruar.

Ndërsa Latifi thotë se shefi i tij e ka mbrojtur tarifën e vënë ndaj produkteve serbe dhe se Haradinajt nuk do të mund ta mbante atë, pa përkrahjen e Veselit.

“Nuk do të mund ta mbante taksën as një ditë të vetëm pa përkrahjen e zotit Veseli. I vetmi lider që e ka mbrojtur . Ka qenë i gatshëm të shkojë deri në fund të mandatit, por Ramushi u lodh. Nuk qëndron as mburrja për taksën”, tha Latifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat