Aliu, Tahirit: Fushata e PDK-së e kopjuar nga Pablo Escobar - Bota Sot
Aliu, Tahirit: Fushata e PDK-së e kopjuar nga Pablo Escobar

Aktuale

Aliu, Tahirit: Fushata e PDK-së e kopjuar nga Pablo Escobar

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 23:24
Abelard Tahiri, Liburn Aliu

Debat i ashpër me replika e kundër replika është zhvilluar në RTV Dukagjini mes përfaqësuesve të subjekteve politike për zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit.

Zyrtari i Vetëvendosjes, Liburn Aliu, ka thënë fushata e PDK-së me moton “kundër korrupsionit” është kopjuar nga Pablo Eskobar.

“Në vitin 1982 Pablo Eskobar në Kolumbi thelb të fushatës së tij zgjedhore e kishte luftimin e korrupsionit”.

Aliu, ka thënë se PDK më këtë ligj do të bëjë amnesti për ata që kanë fituar paligjshëm pasurinë, por sipas tij “Vetëvendosje nuk do ta lejojë këtë gjë”.

Zyrtari i Vetëvendosjes thotë se projektligji i PDK-së për konfiskimin e pasurisë amniston zyrtarët dhe u jep atyre mundësinë “të mos tregojnë si e kanë bërë milionin e parë”.

“Me ligjin e PDK-së do të hetohet vetëm pasuria që është fituar në dhjetë vitet e fundit”, shtoi Aliu.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...