Muja: VV-ja shumicën e energjisë po e shpenzon duke u marr me PSD-në

Aktuale

Muja: VV-ja shumicën e energjisë po e shpenzon duke u marr me PSD-në

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 23:49
Armend Muja

Analisti Armend Muja në Debat Plus tha se VV-ja në debatet  e fundit po harxhon energji duke u marrur me PSD-në.

Sipas Mujës kjo është një gabim i VV-së i  cili mund të ndikoj në zgjedhje, sepse problem nuk ka qenë vetëm PSD-ja tek ta.

“ Në katër-pesë debate e fundit që po bëhen VV-ja nuk po mundet po mundet me gjetë një shpjegim se qysh me u marrë me PSD-në. Në shumicën e energjisë po merren me PSD-në, që në realitet është gabim sepse shikuesit në fund e dinë që problem nuk është vetëm në PSD. VV-ja ka problem me mesazhet, unë nuk po dëgjoj mesazhe të qarta nga ta”, ka thënë Muja në debat Plus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat