“Fushata e PDK-së është kopjuar nga Pablo Escobari”

Aktuale

“Fushata e PDK-së është kopjuar nga Pablo Escobari”

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 00:05
Liburn Aliu

Kandidati për deputet të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka thënë fushata e PDK-së me moton “kundër korrupsionit” është kopjuar nga Pablo Escobar.

“Në vitin 1982 Pablo Escobar në Kolumbi thelb të fushatës së tij zgjedhore e kishte luftimin e korrupsionit”.

Aliu ka thënë në Rtv Dukagjini se PDK më këtë ligj do të bëjë amnesti për ata që kanë fituar paligjshëm pasurinë, por sipas tij “Vetëvendosje nuk do ta lejojë këtë gjë”.

Zyrtari i Vetëvendosjes thotë se projektligji i PDK-së për konfiskimin e pasurisë amniston zyrtarët dhe u jep atyre mundësinë “të mos tregojnë si e kanë bërë milionin e parë”.

“Me ligjin e PDK-së do të hetohet vetëm pasuria që është fituar në dhjetë vitet e fundit”, shtoi Aliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat