Muhaxhiri: Veseli ka fituar betejën e parë, por ka shumë të tjera deri te ndryshimi i PDK-së

Aktuale

Muhaxhiri: Veseli ka fituar betejën e parë, por ka shumë të tjera deri te ndryshimi i PDK-së

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 00:20
Artan Muhaxhiri

Analisti politik,  Artan Muhaxhiri, ka thënë për listën e PDK-së të zgjedhjeve e 6 tetorit se sikur dikush thoshte se Eliza Hoxha ose Valon Murati do të ishin aty para Xhavit Haltit do të dukej e çuditshme.

“Veseli ka sjell një frymë të ndryshimit. PDK ka qenë në pozitë të vështirë sepse ka qenë në pushtet, i ka marrë fajet e pushtetit. Ka qenë një domosdoshmëri nga ana e Veselit që të tentojë që të ketë të drejtë të shpresojë në rezultat të mirë”, ka thënë Muhaxhir.

“Me imazhin negativ të PDK-së do të dilte parti e tretë ose katërt. Ai e ka pasë shumë vështirë ta bëjë këtë. Në PDK ka shumë grupe të ndryshme të interesit. Fuqia e Veselit brenda PDK nuk është e njëjtë sikur e Kurtit në VV, e Mustafës në LDK ose e Haradinajt në AAK. Veseli nuk është figurë dominante brenda PDK-së. Këtë etapë të parë Veseli e ka fituar. Ka arrit të krijojë një listë respektibile. Ai ka fituar betejën e parë, por ka shumë beteja derisa ta fitojë luftën e ndryshimit të PDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat