Milaim Zeka e largoi nga partia, Nisma i bën ofertë serioze Shkumbin Demollit

Aktuale

Milaim Zeka e largoi nga partia, Nisma i bën ofertë serioze Shkumbin Demollit

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 07:41
Shkumbin Demolli

Shkumbin Demolli synonte që të fitonte një ulëse në Kuvendin e Kosovës, pas zgjedhjeve të 6 tetorit.

Përvoja me partinë e Milaim Zekës, doli të jetë e hidhur për të, kjo pasi që PEK e largoi nga lista përfundimtare.

I riu nga Kamenica pak minuta më parë ka njoftuar se ka pranuar një ofertë serioze nga një anëtar i NISMA’s.

Por, këtë herë duket se Demolli do ta shqyrtojë më mirë anëtarësimin e tij tek partitë politke.  

“Sapo mora një ofert serioze nga zyrtari i lart i Nismes zotri Fazli Hoxha, i mirpres tëgjith ata që më mbështesin.Sidoqoft vendimin e mar seshpejti.”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat