KQZ vendos të votohet vetëm me dokumente të Kosovës, reagon Veselinoviç

Aktuale

KQZ vendos të votohet vetëm me dokumente të Kosovës, reagon Veselinoviç

Nga: F.B. Më: 10 shtator 2019 Në ora: 10:41
KQZ

Anëtari i Komisionit Qendror Zgjedhor të Kosovës (CIK) Stevan Veselinoviç ka braktisur mbledhjen e komisionit për shkak të vendimit që të gjitha dokumentet identifikuese të votuesve gjatë zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë duhet të jenë të lëshuara në Kosovë, shkruan “Danas”, përcjell “Bota Sot”.

"Është shkel neni 90 i ligjit për zgjeshje dhe neni 16 i rregullores së zgjedhjeve 09/2013 ku qartë thuhet se për votim dhe identifikim të votuesve shfrytëzohen dokumente që vlejnë me përjashtim të patentës së shoferit që duhet të jetë lëshuar në Kosovë” ka thënë Veselenoviç për media.

Veselinoviç ka thënë se ky udhëzim administrativ shkel ligjin dhe rregullat  e zgjedhjeve që KQZ është i obliguar të i aplikoj.

"Kështu ka qenë në të gjitha zgjedhjet e kaluara dhe tash dikush ka vendos të sjell vendim tjetër, vendim që është i paligjshëm politikisht dhe ndalon përdorimin e dokumenteve të lejuara dhe të gjitha ato duhet të jenë të lëshuara në Kosovë “, ka thënë Veselinoviç dhe ka shtuar se është me rëndësi që ligjet dhe rregullta e zgjedhjeve të respektohen

Ky vendim i KQZ”direkt është orientuar kundër popullit serb në Kosovë dhe ka si qëllim që të pamundësojë një numri s amë të madh të serbëve me të drejtë vote të zgjedhin përfaqësuesit e vetë “.

"Nënvizoj se është kundër ligjore që KQZ të sjell vendim që shkel ligjin, sepse aktet juridike kanë më shumë forcë dhe se gjatë procesit zgjedhor ndërrohen rregullativat zgjedhore që direkt pamundësojnë të drejtën e votës për qytetarët e nacionalitetit serb “, ka thënë ai në një kumtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat