Mustafa dhe Ashton për thellim të bashkëpunimit mes Kosovës dhe BM-së

Aktuale

Mustafa dhe Ashton për thellim të bashkëpunimit mes Kosovës dhe BM-së

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 11:59
Ekrem Mustafa dhe Catherine Ashton

Në takimin e zhvilluar në Londër, ministri në detyrë i MPB-së Ekrem Mustafa dhe Baronesha Catherine Ashton, ish-përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, diskutuan mbi mundësitë e bashkëpunimit më të thellë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar në disa fusha të sigurisë.

Dy vendet tona siç u potencua në takim janë vende mike ngushtë të lidhura me njëra-tjetrën andaj nuk ka asnjë pengesë që bashkëpunimi të zgjerohet.

Gjatë takimit, Mustafa iu falënderua Ashton për angazhimin e saj për Kosovën, si dhe u shpalosën modalitete të veprimit në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat