Këta politikanë të Kosovës, po e përkrahin Daçiqin

Aktuale

Këta politikanë të Kosovës, po e përkrahin Daçiqin

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 16:32
Ivica Daçiq

Ndërkohë, e gjithë bota e ka kuptuar fushatën e ndyrë dhe të rreme të Ivica Daçiq, janë vetëm disa politikanë që në Kosovë për përfitime zgjedhore e pranojnë dhe e përdorin propagandën e ndërtuar me afera korruptive të Daçiçit.

Kështu ka shkruar në Facebook, Jetlir Zyberaj, këshilltari i ministrit të jashtëm, Behgjet Pacollit.

Zyberaj thotë se kjo është e dëmshme dhe kundër interesave të Kosovës.

Postimi i plotë:

Ndërkohë, e gjithë bota ka kuptuar fushatën e ndyrë dhe të rreme të Ivica Daçiq, janë vetëm disa politikanë që në Kosovë për përfitime zgjedhore e pranojnë dhe e perdorin propagandën e ndërtuar me afera korruptive të Daçiçit.
Kjo është e dëmshme dhe kundër interesave të Kosovës. Asnjë vend nuk e ka tërhequr njohjen e Kosovës dhe ne kemi kundërshtuar me aleatët tanë këtë fushatë të Serbisë. Gjithashtu krerët shteteve dhe qeverive si në Liberi, Guinea-Bissau, Burkina Faso, Ishujt Solomon dhe vendet e tjera kanë hedhur poshtë propagandën e Daçiçit.
Zgjedhjet nuk duhet dhe nuk mund të fitohen mbi interesat strategjikë të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat