Ky është versioni zyrtar i PEK-ut për largimin e Shkumbin Demollit nga lista

Aktuale

Ky është versioni zyrtar i PEK-ut për largimin e Shkumbin Demollit nga lista

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 18:06
Hysen Geci, sekretar i Përgjithshëm i partisë PEK

Zhvillimet e fundit në lidhje me listën e kandidatëve për deputetë nga ana e Partisë Euroatlantike të Kosovës, PEK, kanë qenë edhe pjesë e bisedës në Frontal në T7.

Hysen Geci, sekretar i Përgjithshëm i partisë PEK ka dhënë versionin për rastin e përfshirjes e më pas përjashtimin e të riut Shkumbin Demollit nga kjo parti.

‘’Nuk mund të largohet dikush që asnjëherë s’ka qenë pjesë e listës. Demolli ka kontaktu edhe me mua edhe me Milaim Zekën. Mirëpo ditën kur e kemi ba listën në zyre të PEK-ut, për secilin kandidat kemi biseduar. Z. Demolli e ka mbushur formularin jashtë zyrës sonë, është ofruar te zyrtarët, dhe ju ka thënë se është marr vesh me Zekën. Ka dorëzu aplikacionin dhe ka ec, pa u konsultuar mua. Dhe prandaj e kanë futur në listë zyrtarët. Kjo nuk ka qenë lista përfundimtare’’, ka sqaruar Geci.

Geci ka thënë se janë të pa interesuar për sondazhet dhe rezultatet e tyre, për të parashikuar pak a shumë situatën ku gjendet kjo parti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat