Përfshirja e kandidatëve që kanë probleme me ligjin në listat e deputetëve, ka qenë temë diskutimi edhe në Frontal në T7 të martën.
I ftuar në studio ishte njëri nga anëtarët e Partisë Euroatlantike të Kosovës, Hysen Geci.
Ai ka thënë se cilitdo anëtar të partisë që i vërtetohet ndonjë akuzë, duhet të largohet nga partia.
‘’Milaim Zeka mund të dalë fajtor ose jo fajtor. Normalisht nëse vërtetohet për cilindo anëtar se ka shkelur ligjin, ai person nuk ka vend në PEK, pra duhet të largohet’’, ka thënë Geci.